Kosova për vite me radhë ka mbetur prapa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), ku edhe Raporti i BE-së të vitit të kaluar ka konstatuar se Kosova ka shkelur një numër të dispozitave të të kësja marrëveshje, derisa kështu po thonë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Demush Shaha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) thotë se në kuadër të zhvillimeve të fundit politike vërehen disa sinjale inkurajuese sa i përket zbatimit të MSA-së.
Sipas Shashës, homologimi, heqja e terminaleve doganore dhe respektimi i meritokracisë në emërimet e larta publike janë vetëm disa nga sinjalet pozitive në zbatimin e MSA-së.
“Për shumë vite që nga hyrja në fuqi e MSA-së në vitin 2016, Kosova nuk ka treguar një vullnet serioz politik për zbatimin e reformave. Në këtë kuptim edhe nëse shikon raporti e progresit të vitit të kaluar ka konkluduar se Kosova është në shkelje, një numër i dispozitave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në kuadër të zhvillimeve të fundit mund të vlerësojmë se shohim disa sinjale inkurajuese sa i përket zbatimit të MSA-së”.
“Shembulli i parë është çështja e homologimit, pra prej vitit në vit Komisioni Evropian ka nënvizuar se çështja e homologimit përbën shkelje të legjislacionit të BE-së dhe ka rekomanduar heqjen e tij, për vite me radhë Komisioni Evropian ka thënë se çështja e taksave që i vendosen bizneseve në kuadër terminaleve doganore përbën shkelje të legjislacionit dhe ka rekomanduar heqjen e terminaleve doganore dhe ne çfarë kemi parë se duke parë këta dy shembuj kemi parë se në kuadër të qeverisë së re kemi parë një vullnet politik që më fund të adresohen këto dy rekomandime të Komisionit Evropian dhe të hiqet homologimi dhe të mbyllen terminalet doganore”.
“Vite me radhë Komisioni Evropian ka nënvizuar problemin e politizimit të institucioneve publike, dhe është inkurajuese që në një numër të emërimeve të larta nga ana e Qeverisë kemi parë respektim të parimit të meritokracisë në emërimet e larta publike dhe ka ndodhur në harmoni me vlerësimin e projektit të ambasadës britanike”.
MSA-ja e obligon Kosovën që të bëjë reforma në sektorin e sundimit të ligjit, siç është pavarësia e gjyqësorit dhe luftimi i korrupsionit, reforma në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në shumë të tjera.
Sipas tij, moszbatimi i reformave që kanë dalë nga MSA-ja me vite e ka penguar Kosovën në rrugën integruese për në BE.
Por ai thotë se tani për tani nuk ka kërcënim për humbje të fondeve të BE-së, por që ai thotë se si institut do të mbikëqyrin zbatimin e reformave në vazhdimësi.
“Patjetër se ka qenë pengesë, prej vitit në vit Komisioni Evropian ka nënvizuar se Kosova vuan nga një shkallë e ulët e zbatimit të reformave shkak i cilës ishte mungesa e vullnetit politik për adresimin e reformave të parapara në rrugën tonë integruese, në kuadër të kësaj Kosova nuk ka mundur të bëj progres edhe drejt aplikimit për statusin e vendit kandidat, pasi që me këtë shkallë të ulët të zbatimit që kemi para nesh nuk është bërë fjalë për të. Kosova për shkak të moszbatimit të reformave ka humbur edhe fonde të BE-së, sa i përket reformës së administratës publike, pra këto ngecje kanë pasur pasoja politike”.
“…tani për tani shohim sinjale inkurajuese, për një vullnet më serioz politik në rrugën tonë integruese dhe në zbatimin e reformave Evropiane dhe për momentin në nuk shohim horizont apo ndonjë kërcënim për humbje të fondeve të BE-së, por patjetër se edhe gjatë muajve në vijim në të do të mbikëqyrim”.
Drejtoresha e PIPS-it Leonora Kryeziu, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se në tërësi rreth 30% ose më pak është shkalla e zbatimit të MSA-së, e që i kanë kontribuar edhe problemet politike në vend.
“Janë pesë vite të plota nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje dhe Kosova është shumë vonë në zbatimin e reformave të duhura që i përfshin Marrëveshja e Sabilizim Asociimit, dhe mund të them si në tërësi diku rreth 30% ose më pak është shkalla e zbatimit të MSA-së, shto kësaj problemet politike në vend që kanë pamundësuar një rrjedhë të proceseve”.
“…jemi vonë me procesin e zbatimit dhe plani i dytë apo ERA 2 siç është quajtur është dashtë që në mars të fillojë të miratohet dhe zbatimin, kemi vonesa të shumta dhe kjo do të reflekton edhe në çështje të tjera”, tha ajo për EO.
E rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së pa dyshimin që e ka rënduar edhe zbatimi i reformave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, thotë Kryeziu.
“Rruga integruese e Kosovës drejt BE-së është në vetvete e vështirë, jo vetëm për faktin e zbatimit të MSA-së, por MSA-ja e rëndon dhe është paraparë që ky proces të përfundojë brenda dhjetë viteve. MSA-ja edhe po të zbatohej brenda 10 viteve unë mendoj që integrimin në BE nuk është i lidhur vetëm me reformat duke pasur parasysh edhe specifikën me pesëshen mosnjohëse të BE-së, dhe përpos MSA-së duhet të lëvizet edhe në rrafshin politik të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila është e kushtëzuar me marrëveshjen e MSA-së”.
“Ne çdo ditë humbim para prej vonesës së zbatimit të Marrëveshjes së MSA-së, por nga projektet të cilat përkrahen refomrin e administratës publike dhe këto reflektojnë në paaftësinë e Kosovës për me mujt me tregu rezultatet që reflektojnë në humbjen e fondeve”.
MSA-a është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016.
Përmes kësaj marrëveshje, Bashkimi Evropian kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij qeverisës dhe të shoqërisë civile t’i përmbushin standardet.