Ekspertët e borës bëjnë thirrje për kujdes nga ortekët

Ekspertët e borës bëjnë thirrje për kujdes nga ortekët

Pas reshjeve të fundit të borës, të përcjellura me erëra të forta në disa zona të Brezovicës, janë krijuar ortekë të borës.

Për këtë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimi, ka kërkuar nga pasionantët e skijimit që ti evitojnë  zonat përreth Brezovicës.

Për frekuentuesit e këtyre zonave, trajnimet paraprake janë shumë të rëndësishme.

“Me dal jashtë pistës duhet me qenë i përgatitur, me pas ndonjë trajnim, që edhe nëse ndodh naj ortek me qenë të përgatitur”, ka thënë Dorentina Dula skitare. /Gazeta Enigma/.

Related Articles