Më 25 maj në Tiranë do të zhvillohet finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.
Rreth 20.000 tifozë italianë dhe holandezë pritet të jenë në arenën kombëtare ndërsa numri i përgjithshëm i tyre mund të shkojë deri në 90,000.
Eskperti i sigurisë publike Ervin Karamuço paralajmëron se në këtë ditë Tirana mund të përfshihet nga një valë incidentesh nga trazirat e huliganëve por sipas tij askush nuk e ka përmendur një fakt të tillë deri më tani.