Një eksplodim ka ndodhur pranë një stacioni treni që ka frekuentim të shumtë në Munich të Gjermanisë, ka thënë policia këtë të mërkure.
Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersbergerbruecke.
Nuk ka ende informata për ndonjë viktimë të mundshme, tha policia e Mynihut. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.
Shërbimet e trenave janë ndërprerë për momentin, shkruan CNN.
“Nuk ka asnjë rrezik afër zonës”, tha policia./Gazeta “Enigma”/