Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Është ekstraduar nga Austria në Kosovë një person që ishte i kërkuar për vjedhje të rëndë. 

Policia ka njoftuar se ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 vit e gjashtë muajsh.

“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore”, thuhet në njoftimin e Policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles