Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesave për pesë mijë e 740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Sipas tij subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50).
Postimi i tij i plotë:
Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike.
Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50).
Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht. /Gazeta Enigma.