Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, duke përfshirë një rritje prej 20%. “Qeveria për të gjithë!”, deklaroi Murati në publikimin e tij, shkruan Enigma.
Rritja përfshin skemat e mëposhtme:
- Pensioni Bazik i Moshës
- Pensioni Kontributpagues (i plotë dhe parcial)
- Pensionet për Aftësi të Kufizuara
- Pensioni për Personat e Verbër
- Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë
- Pensioni Invalidor i Punës
- Pensioni Familjar
- Pensioni i Parakohshëm i Trepçës
Ky vendim është pritur me kritika nga opozita, e cila e ka cilësuar si një lëvizje politike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ekzekutimi i pensioneve është bërë sipas kalendarit zyrtar, me datën 15 të muajit.