Murati njofton se janë ekzekutuar një pjesë e subvencioneve për paga

Murati njofton se janë ekzekutuar një pjesë e subvencioneve për paga

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Murati ka thënë se të premten që vjen, pritet të bëhet ekzekutimi i pagesave edhe për grupin tjetër.

Njoftimi i tij i plotë.

Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin…Posted by Hekuran Murati on Wednesday, May 12, 2021

Qeveria e Kosovës ka ndarë në fund të muajit prill 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve të cilat me vendim të Qeverisë u mbyllën për dy javë, nga 7-18 prill për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.

Related Articles