Elezi: Sot është dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora

Elezi: Sot është dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora

Sot është dita e fundit e aplikimit të regjistrimit të votuesve nga diaspora, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” deklaroi se në bazë të dhënave që ata i kanë, nga 29 gusht deri më 25 dhjetor, në orën 13:30, pas aplikimit përmes platformës elektronike janë aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim, ndërsa 4,581 janë refuzuar.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi për “Enigmën”.

Tutje ai ka shtuar se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”.

Kujtojmë se aplikimi për regjistrimin e votuesve nga diaspora ka filluar nga 29 gushti i këtij viti. /Gazeta Enigma/

Related Articles