Fundoset televizioni shtetëror i Italisë pas eliminimit të kombëtares nga botërori, 160 milionë euro “në kosh”

Fundoset televizioni shtetëror i Italisë pas eliminimit të kombëtares nga botërori, 160 milionë euro “në kosh”

“Rai” në udhëkryq, pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Televizioni shtetëror italian i bleu të drejtat e transmetimit të “Katar 2022” për 160 milionë euro.

Kjo shumë është rreth dyfishi i asaj që shpenzoi “Mediaset” katër vite më pare për të siguruar të drejtat televizive të “Rusia 2018”.

Investimi u bë pranverën e kaluar, kur ndoshta mendohej se nuk kishte pasur probleme për axurrët në raundin kualifikues. Por nuk shkoi kështu, me “Rai” që tani ka shumë dilema për të kuptuar se si ta kthejë investimin.

Ka dy mënyra për këtë. Siç raporton ‘Repubblica’, për momentin po shqyrtohen vetëm dy mundësi: ta mbajë Botërorin ose ta shesë atë brenda vendit, me përjashtim të gjysmëfinaleve dhe finales.

Por kush mund ta blejë atë? Në teori, “Sky” është blerësi më i mundshëm, edhe nëse ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Në sfond edhe “Amazon” e cila, megjithatë, frenohet nga një rrjet interneti, që siç ndodhi këtë sezon me Dazn, nuk mundi të duronte dhe lëkund figurën gjatë transmetimit, një hipotezë që dekurajon transmetuesin e Bezos.

Related Articles