EKSKLUZIVE: Prishtina – Llapi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”

EKSKLUZIVE: Prishtina – Llapi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Prishtina – Llapi edhe zyrtarisht do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se kjo ndeshje edhe zyrtarisht do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” sot nga ora 14:00.

Prishtina kishte kërkuar që ndeshjet si vendas t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, por një gjë të tillë nuk ia kishte aprovuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Në mëngjesin e sotëm është vendosur së bashku nga FFK-ja dhe FC Prishtina që kjo ndeshje të luhet në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që Prishtina deri më tani ndeshjet si vendas i ka luajtur në stadiume të ndryshme si në Lipjan dhe Gjilan./GAZETA ENIGMA/

Related Articles