Lapo Elkann ia ka kërkuar një favor mikut të tij, Cristiano Ronaldo, tash kur i është bashkuar Manchester Unitedit.
Elkann është kushëriri i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe një nga trashëgimtarët e familjes, mirëpo nuk ka ndonjë rol specifik te klubi.
“Ronaldo është një mik, e ruaj pëlqimin dhe respektin për të dhe nuk ka dyshim se ekziston pendimi për largimin e tij, por e vërteta është se miqësia jonë mbetet e pandryshuar”.
Durante la presentazione del nuovo logo ufficiale della @FIGC, Lapo #Elkann ha mandato un messaggio a #Ronaldo https://t.co/LMcBccEwLf— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 4, 2021
“Mund të them se është një person i shkëlqyer, një njeri zemërgjerë dhe ka pasur një jetë të vështirë derisa është rritur. Ai mbetet mbreti i futbollit”
“Ia dërgoj një përqafim të madh dhe shpresoj të ketë sukses te Manchester Unitedi, por ia kërkoj vetëm një gjë: Mos shëno kundër Juventusit!”, ka thënë Elkann për Sky Sport Italia.