Elshani: Mirëpresim Munishin, por duam fitoren e Ballkanit

Elshani: Mirëpresim Munishin, por duam fitoren e Ballkanit

Ballkani zhvillon të dielën njërën ndër sfidat më të vështira të kampionatit, derisa do të ballafaqohet me Gjilanin në shtëpi.

Kjo ndeshje pritet të jetë e veçantë për suharekasit, pasi që do të përballen me ish-trajnerin e tyre, Ismet Munishi.

Për këtë, Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe kryetarin e tifozëve “Xhebrailat” nga Suhareka, Korab Elshanin, i cili ka thënë se Munishi është i mirëpritur në Suharekë.

“Po çka të them, kemi kaluar mirë me Munishin, na e mirëpresim. Ai e ka derën e hapur gjithmonë në Suharekë, si në aspektin shoqëror ashtu edhe në pjesën sportive. E çmojm shumë punën e tij, prandaj edhe i urojmë dhe i dëshirojmë mirëseardhje në qytetin tonë”, tha Elshani.

Më pas ai ka folur edhe për duelin e së dielës, derisa pret fitoren e skuadrës së Ballkanit.

“Ne shpresojmë që do ta luajm një lojë t’mirë e t’bukur, e edhe me fitu Ballkani”, theksoi tutje Elshani.

Ndryshe, Ballkani dhe Gjilani do të përballen të dielen me fillim nga ora 15:00.

Related Articles