Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani ka folur lidhur me konfiskimin e armatimit nga ana e policisë në Zveçan të vendit gjatë ditës së sotme.

Elshani ka thënë se aktualisht nuk mund të flasin për identitetin e personit të cilit i është gjet armatimi, meqë ai është me interes për policinë për sulmin e Banjskës.

“Ky person është në interes për neve për rastin e Banjskës”, ka thënë Elshani në RTV Dukagjini.

“Konsiderojmë se këto armë të cilat janë gjetur këtu lidhen me këtë person”, ka thënë ai pa dhënë detaje se a janë gjetur ato në pronat e tij apo në vendet ku ka operuar personi i dyshuar.

Ai ka folur rreth aksionit dhe gjetjes së armatimit.

“Kemi pranuar informacion të sakt se ku gjinden se ato i kemi gjet ndër dhe të groposura”, duke shtuar se policia fillimisht ka gjetur buren/kavanozen e parë ku edhe janë gjet uniforma, kallashnikovë dhe municion.

Elshani ka thënë tutje se pas kësaj, kanë thirr policin speciale të deminimit në vendin e ngjarjes “të cilën kanë ardh me pajisjet e tyre me të cilat kanë gjet edhe dy buret e tjera nën dhe dhe një gyp të plastikës ku ka qenë një kallashnikov aty.

“Të gjitha këto pajisje janë konfisku, janë sjell në stacion të policisë, ka thënë ai.

Elshani ka thënë se nuk është hera e parë që policia ka gjetur armë në veri të fshehura nën dhe, andaj sa herë që kanë informacion policia ndërhynë.

Ai ka shtuar se situata e sigurisë në veri të vendit paraqitet e qetë duke shtuar se nuk ka zonë që Policia e Kosovës nuk ndërhynë.

Sa i përket grafiteve të shfaqura së fundi në veri, Elshani ka thënë se sipas prokurorit kujdestar nuk kanë pasur një përmbajtj e cila është cilësu si nxitje e urrejtjes apo diçka e tillë.

Elshani ka thënë se janë në vazhdimësi në komunikim me komunitetin i cili jeton në veri pavarësisht se si territor është i thyer dhe se është brez kufitar, andaj edhe si polici ai ka thënë se kanë treguar aftësi edhe në të kaluarën se mund dhe dinë të menaxhojnë edhe atë territor i cili përbënë 17 përqind të territorit të Kosovës.

Related Articles