Emergjenca, e gatshme për festat e fundivitit

Emergjenca, e gatshme për festat e fundivitit

Klinika Emergjente në Prishtinë, i ka bërë përgaditjet për ndërrimit të motmoteve për të qenë e gatshme për tu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit, nëse kanë nevojë.

Erolind Dërmaku mjek i ndërrimit në emergjencë në QKUK, tha se janë bërë gati.

“Klinika emergjente është e përgaditur, ka rritur stafin, ka marrë mjetet që duhen për kësi raste, një problem është numri i vogël e shtretërve që posedojmë si emergjencë”, tha ai për RTK.

Sipas tij Emergjenca ka 15 shtretër, por në rast nevoje kanë tjetër opcion si QKUK. Ai tha se zakonisht në ndërrimin e motvoteve ka raste të lëndimeve të qytetarëve nga festimet që i bëjnë në ndërrimin e vitit.

“Uë bëj apel që të festohet në mënyrë të moderuar dhe të festohet sipas instruksioneve”, tha ai.

Related Articles