Një gol mjeshtëror ka shënuar Emir Sahiti në fitoren e Hajduk Split kundër Slaven Belupo në ndeshjen e javës së pestë.
Ndeshja është luajtur para shtatë mijë tifozëve në Poljud, ku atmosfera ishte e zjarrtë.
Në minutën e 37 -të të lojës, anësori i Hajduk mori topin nga pothuajse 40 metra, nxitoi në mbrojtjen e kundërshtarit, duke depërtuar deri te portieri për të shënuar për 1-0.
Ky ishte goli i tij i dytë në sezonin aktual dhe fitorja e tretë radhazi e Hajdukut në këtë kampionat.
“Ne stërvitemi mirë, jemi të fokusuar dhe bëjmë më të mirën çdo ditë në stërvitje, dhe sigurisht që më pas vijnë rezultate e mira …” ka thënë Sahiti pas ndeshjes.
Emir Sahiti sezonin e shkuar ka shkëlqyer te Sibenik, duke u kthyer te Hajduk dhe duke nënshkruar kontratë të re.