Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar sot me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Sipas raportimeve të medieve serbe, pritet një takim mes ekipeve të ekspertëve të BE-së me ata nga Beogradi.
Ky është raundi i parë i dialogut me Sorensen, qëkur ai mori detyrën nga Miroslav Lajçak në fund të janarit.
Një takim të tillë një ditë më parë e zhvilloi edhe Kosova ku u përfaqësua nga Besnik Bislimi.