Emra të rinj për ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën

Emra të rinj për ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.

“Dardanët” përballen me Izraelin të dielën, kurse më 18 nëntor ndeshen me Zvicrën e tri ditë më vonë me Bjellorusinë.

Në listën e grumbulluar, Primoz Gliha ka përzgjedhur pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës, ndërkaq vërehet mungesa e kapitenit Amir Rrahmani.

Kapiteni Rrahmani ka zgjedhur të luaj për Napolin të dielën ndaj Empolit, ndërsa nuk dihet nëse do të bashkohet me Kosovën për ndeshjet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.

Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.

Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë.

Related Articles