Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka mbyllur procesin e brendshëm të aplikimit të anëtarëve të partisë për të siguruar kandidaturën për kryetar të komunës.
Pretendentët për këtë pozitë janë të shumtë në të gjitha qendrat e Vetëvendosjes anekënd Kosovës.
Veriu.info mëson se për të siguruar kandidimin e Vetëvendosjes për të parin e Vushtrrisë kanë aplikuar tre kandidatë.
Aplikacionet siç mëson gazeta janë plotësuar nga Besim Muzaqi, Sylejman Meholli dhe Nasuf Aliu.
Besim Muzaqi është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes dhe kryetar i qendrës së kësaj partie në Vushtrri, dhe më herët ka qenë nënkryetar i kësaj komune.
Sylejman Meholli ka mbajtur pozitën e drejtorit të Shëndetësisë në Vushtrri dhe punon si profesor.
Nasuf Aliu është kryesues i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe ka aderuar në Vetëvendosje para pak muajsh.
Pas aplikimit Vetëvendosje do t’i shkojë procedurave të radhës të përcaktuara me statut dhe vendim të Këshillit të Përgjithshëm.