Ende nuk dihet kur do të bëhet tërheqja e 25% të zyrtarëve policorë nga komunat në veri

Tërheqja e zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të fillojë.

Kjo pritet të ndodh vetëm pasi është arritur marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ata do të veprojnë sipas vendimit të Qeverisë.

“Nuk dihet nëse tërheqja e zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri do të ndodh nesër apo kur, sepse kjo është çështje operacionale”, ka thënë Elshani për Sinjali.

Ky veprim pritet të ndodh pas marrëveshjes të së martës në Bratisllavë ku në pikën e parë të saj thuhet që Kosova zotohet që do të filloj tërheqjen e zyrtarëve policor në masë 25%.

Related Articles