Klubi i Futbollit Ballkani njofton përfundimin e ciklit të bashkëpunimit me portierin Enea Koliçi. Pas një marrëveshjeje të dyanshme, është arritur dakordimi për mbylljen e kontratës mes palëve.
“Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese të vazhdueshme në futboll,” thuhet në njoftimin e klubit.
Emri i Enea Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta të klubit dhe në rrugëtimet e tij evropiane me Ballkanin, ndërkohë që ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve të ekipit.
“Faleminderit kampion!” – përfundon njoftimi i klubit.
Koliçi, një nga figurat kyçe të ekipit, do të kujtohet për angazhimin dhe kontribuarin e tij të jashtëzakonshëm gjatë kohës që kaloi në Ballkan.