Enver Hoxhaj voton bashkë me gruan: Votuam për ndryshimin

Enver Hoxhaj voton bashkë me gruan: Votuam për ndryshimin

Deputeti i Kosovës, nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka treguar se sapo ka hedhur votën e tij.

Hoxhaj ka thënë se sot ka votuar për ndryshimin teksa ka shpërndarë një fotografi të votimit bashkë me bashkëshorten e tij.

“Bashkë me Remzien sapo votuam. Me besimin se cilësia e jetës sonë fillon të ndërtohet nga vendimet e qeverisjes lokale, sot votuam për ndryshim!”, ka shkruar Hoxhaj. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles