Enver Sekiraqa nuk u dërgua në gjykatë, Shërbimi Korrektues tregon arsyen

Enver Sekiraqa nuk u dërgua në gjykatë, Shërbimi Korrektues tregon arsyen

Sot ka dështuar të vazhdojë rigjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës. Arsye për dështimin e seancës ka qenë mungesa e të akuzuarit.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi deklaroi se me 7 qershor 2021 ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në këtë seancë, mirëpo sipas tij, nuk kishin marrë ndonjë konfirmim të pranimit të kësaj urdhëresë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz.

Por, në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë se s’kanë pranuar asnjë urdhëresë për sjelljen e Sekirqaës në gjykatë.

“Ju njoftoj se SHKK nuk ka pasur ansnjë urdhëresë për ta derguar sot në seancë personin në fjalë”, ka deklaruar për Expresss zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

Related Articles