Ndryshe nga raportimi ditor i Ministrisë së Shëndetësisë, për epidemiologët shifrat e infektimeve nga pandemia mbeten shumë herë më të larta.
Krahasimi i kësaj periudhë është i njëjtë me një vit më parë, atëherë kur vaksina nuk kishte nisur të aplikohej. Epidemiologu Fabian Cenko gjen dy faktor që nuk kanë ndihmuar frenimin e pandemisë.
Për të gjurmuar rastet reale dhe identifikuar vatrat më të nxehta, ekspertët këshillojnë me shumë testime.
Në këtë qendër shëndetësore, gjatë muajt nëntor kanë rezultuar pozitiv mbi 100 raste nga afro 340 qytetarë të testuar.
Më i lartë numri i testimeve është në laboratorët privat pranë aeroportit të Rinasit. Mesatarisht në ditë, një qendër klinike, sipas burimeve të A2 CNN, kryen nga 50 deri në 150 testime, të diktuara nga masat strikte që vendet e Europës i kanë vendosur Shqipërisë.