Nail Hoxha është mërgimtari i cili erdhi nga Franca për të festuar Kurban Bajramin në Kosovë.
Ai këtë udhëtim e bëri bashkë me gruan e tij, me të cilën janë gati të presin mysafirë për këtë festë.
“Kam ardh me gjithë shoqen, sot prita mysafirë për urime, por deri tash nuk erdhi askush, e dola në qytet”, tha Hoxha.
Mërgimtari tregon se atmosfera familjare e festës nuk dallon as kur e festojnë në Francë, përcjell klankosova.
Atmosfera nuk dallon në mesin tonë, në mesin e shqiptarëve, se kemi të njëjtat zakone”, shtoi ai.
Por, Hoxha thekson se atmosfera e përgjithshme ka një dallim të madh.
“Atje jemi një pakicë e vogël edhe shihemi shumë rrallë më njëri-tjetrin se jemi edhe të shpërndarë, por pothuajse në çdo qytet ka shqiptarë”.
Tutje, ai shtoi se që nga viti 1999 vjen pothuajse çdo vit në Kosovë, ku edhe i kalon pushimet verore.