Erdogan dhe Rama arrijnë të dakordohen për 7 marrëvrshje të reja midis dy vendeve

Erdogan dhe Rama arrijnë të dakordohen për 7 marrëvrshje të reja midis dy vendeve

Të hënën pasdite janë nënshkruar disa marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri, transmeton Gazeta “Enigma”.

Marrëveshjet dhe memorandumet parashohin bashkëpunim në disa fusha.

Këto janë marrëveshjet e arritura:

1- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Related Articles