Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar sërish kërcënime kundër zgjerimit të NATO-s, në një fjalim të dielën.
“Ne mund t’i japim një mesazh tjetër Finlandës nëse duhet dhe Suedia do të tronditet kur ta bëjmë këtë. Por Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim”, tha presidenti turk dhe shtoi: “Ne kërkuam ekstradimin e terroristëve. Ne dhamë një listë me 120 persona. Nëse ata nuk i ekstradojnë terroristët, atëherë më vjen keq, ata nuk do të anëtarësohen në NATO”.
Recep Tayyip Erdogan nuk mungoi të përmendte edhe ngjarjet e fundit në Suedi dhe Danimarkë, kur aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën Kuranin.
Duke komentuar incidentet, ai theksoi se Turqia nuk sillet si Suedia.
“A i dhanë fund Islamit duke djegur Kuranin?
Ata treguan se sa e madhe është mirësia e tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe Danimarka. Ata dogjën Kuranin dhe mendojnë se ka mbaruar. Jo, kjo nuk do të ndodhë. Këto e bëjnë besimin tonë më të fortë”, theksoi lideri i Turqisë.