Dëmet nga vërshimet, komunat më të prekura dalin me shifra preliminare

Dëmet nga vërshimet, komunat më të prekura dalin me shifra preliminare

Krejt kjo shkak i reshjeve të mëdha që vërshuan disa komuna të Kosovës.

Dëmet financiare që u shkaktuan po vlerësohen të jenë të mëdha.

E ndonëse gjërat ende nuk janë kthyer në normalitet, dy nga komunat që ishin më të prekura nga vërshimet që ndodhën në mesin e janarit, Skenderaj e Mitrovica, tashmë janë pothuajse në përfundim të një raporti përfundimtarë.

Bahtir Maxhuni, drejtor i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë se shifra e dëmeve tejkalon 14 milionë eurot.

“I kemi mbledhur të gjitha të dhënat dhe tash jemi duke i mbushur formularët për sektorët e caktuar dhe raportet përfundimtare ende nuk i kemi dorëzuar, pasi kërkohen të dhëna të caktuara për dëmet në teren. Qeveria e ka një njoftim se përafërsisht dëmet e shkaktuara në komunën e Mitrovicës janë mbi 14 milion euro por që mund të ndryshojë shifra”, deklaroi Maxhuni.

Ndërsa kryetari i Klinës Zenun Elezaj kishte deklaruar se në bazë të raporteve preliminare dëmi në këtë komunë vlerësohet të jetë rreth 9.5 milionë euro.

Derisa mbi tre milionë euro është vlera e dëmeve në komunën e Istogut, pas vërshimeve dhe përmbytjeve të fundit.

Kështu së paku thonë zyrtarët e kësaj komune pas vlerësimeve gjatë punës në terren të kryer nga 8 komisione të formuara nga Shtabi Emergjent.

Related Articles