Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se ishte i hapur për bisedime me talibanët.
“Turqia është e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taleban pas tërheqjes së trupave amerikane”, ka thënë ai.
Turqia është ofruar për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan, njoftoi BBC, por, avancimi i shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.
Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende e ka në vëmendje për të operuar në aeroport.
“Me talebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një panoramë e re u shfaq para nesh. Tani ne po i hartojmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja.”
Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë. “Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata [udhëheqësit talebanë] kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë,” tha Erdogan.