Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, nën të cilët dyshohet se kanë mbetur dy persona.
Si pasojë e kësaj ka mbetur një 30-vjeçar, dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për Gazetën Enigma.