Christian Eriksen thuhet u tha shokëve të tij të skuadrës së Interit se ai “kishte qenë me fat”, duke shtuar se do të kthehej në aksion pas “katër ose pesë muajsh”.
Danezi u takua gjatë të mërkurës me bashkëlojtarët e tij të Interit në Appiano Gentile. Kjo ishte hera e parë që nga incidenti i tij gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 më 12 qershor ndaj Finlandës.
Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Eriksen i mbajti lotët kur pa shokët e tij të skuadrës dhe u tha atyre se “kishte qenë me fat”. Ai gjithashtu shtoi se do të kthehet në aksion “në katër ose pesë muaj”.
#Inter, #Eriksen ai compagni: 'Mi è andata bene… Tra quattro-cinque mesi torno a giocare' https://t.co/1coH6GregB pic.twitter.com/yDKwd2GpAe— calciomercato.com (@cmdotcom) August 5, 2021
Ndryshe, Eriksen pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes së parë të Euro 2020 kundër Finlandës më 12 qershor. Mjekët i shpëtuan jetën në fushë para se ta çonin në spital. 29-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të implantuar një defibrilator të zemrës disa ditë më vonë, por ai nuk do të lejohet të luajë përsëri në Serie A nëse pajisja nuk hiqet.
“Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët gjithashtu do të koordinojnë ndjekjen klinike”.
“Stafi mjekësor i Interit natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit”, u tha në një deklaratë zyrtare të Interit dje. 29-vjeçari tani do të kthehet në Danimarkë për një pushim të shkurtër.
???? | VIDEO
Eriksen ritorna al Suning Training Centre ???? pic.twitter.com/jp6CWqVnAV— Inter ???????????? (@Inter) August 4, 2021