Gjilani prezanton futbollistin e ri në mënyrë spektakolare

Gjilani prezanton futbollistin e ri në mënyrë spektakolare

Klubi SC “Gjilani” ka prezantuar sulmuesin më të ri të kësaj skuadre, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një video në Facebook, SC “Gjilani” ka njoftuar për marrëveshjen më të re me sulmuesin më të mirë në treg, Blerim Krasniqi.

“Marrëveshja me ‘bomberin’ shqiptar është punë e mbyllur, ndërkohë që zyrtarimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e klubit.

Welcome to our new striker ⚡️

???? E nisim ditën me informacionet më të reja????Posted by SC Gjilani on Thursday, August 5, 2021

Ndryshe, Krasniqi është nga Kavaja, teksa në sezonin e fundit u aktivizua te skuadra kampione, “Teuta” e Durrësit.

Përveç te Teuta, 25-vjeçari ka luajtur edhe te Skënderbeu i Korçës dhe Apolonia e Fierit.

Sezonin e fundit, Blerim Krasniqi e mbylli me pesë gola dhe tre asistime nga 2,723 minuta të luajtura në të gjitha garat.

Related Articles