Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiro, shkruan Gazeta Enigma.
Ky çmim për xhiron e 12-të në Superligë i ka takuar sulmuesit të Ballkanit, Ermal Krasniqi.
Krasniqi është vlerësuar për kontributin e tij në fitoren e Ballkanit ndaj Trepçës ’89.
Aiu shënoi golin e parë për Ballkanin duke e zhbllokuar rezultatin në këtë ndeshje.
Pas pranimit të çmimit, Krasniqi është shprehur i lumtur dhe ka thënë se Ballkani është rrugës për ta mbrojtur titullin e kampionit, përcjellë Gazeta Enigma.
“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua në këtë edicion të Albi Superligës dhe jam shumë i lumtur. Ky çmim është meritë e tërë bashkëlojtarëve, pasi nuk po kursehemi për të arritur rezultate të mira në Albi Mall Superligë, përkundër angazhimit maksimal në ndeshjet e UEFA Conference Leauge. FC Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbojtur titullin kampion dhe pavarësisht që nuk do të jetë edhe e lehtë, besoj që ne do të shpallemi sërish kampion të Kosovës”, ka theksuar ???????????????????????????????? për faqen zyrtare të FFK-së.