Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takohen me opozitën në orën 16:00.
Para këtij takimi, ata do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Kjo vizitë vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM, PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS.
Më 18 gusht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, biseduan për orë të tëra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së por asnjë marrëveshje nuk u arrit.