Ndonëse ende nuk është pubikuar agjenda e plotë, dy Emisarët për dialog Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të martën, kanë pritur në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç merr vesh “Enigma”, takimi po mbahet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
Ndërkaq nga ora 10:30, Escobar e Lajçak do të presin në takim edhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.
Të njëjtit kanë ardhur të hënën në Kosovë ku janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Siç është thënë qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA.
Dyshja “Escobar-Lajçak”, pas Kosovës do ta vizitojnë edhe Serbinë./Gazeta Enigma.