I Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po arrin nga Prishtina në Beograd dhe një nga takimet e para do të ketë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në Beograd, Escobar do të bisedojë edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq si dhe Petar Petkoviqin.
Para kësaj, diplomati amerikan ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, ndërsa janë planifikuar edhe takime me përfaqësues të partive opozitare.