Escobar pas takimit më Kurtin: E bëra shumë të qartë, presim implementimin e Asociacionit

Escobar pas takimit më Kurtin: E bëra shumë të qartë, presim implementimin e Asociacionit

Emisari amerikan në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka thënë se SHBA-të e mbështesin planin franko-gjerman.

Escobar po ashtu ka treagur se kanë biseduar edhe për çështjen e barrikadave që janë vendosur nga serbët në veri të Kosovës, raporton gazetari venhar Isufi.

“Shpresojmë se sa më shpejtë të zgjidhet problemi në veri dhe e japim përkrahjen tonë për këtë plan”, ka deklruar Escobar, pas takimit.

Kurse, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Escobar ka thënë se ia kanë bërë të qartë Kurtit se i njëjti duhet të implementohet.

“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Escobar pas takimit me Kurtin.

Related Articles