Ish-kryeministri i vendit Avdullah Hoti po flet për Marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë, tri vite më parë, duke numëruar investimet që u planifikuan të bëheshin, por që sipas tij “është gjynah” që mbeten anash.
Deputeti Hoti, marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e quajti si një nga dy marrëveshjet më të rëndësishme të arritura që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
“Ata që tentojnë me shpërfillë një marrëveshje që u arritë në Shtëpinë e Bardhë, shpërfillin vetën e tyre…pas tri vitesh, ndoshta mund të reflektojmë më objektivisht të gjithë. Besoj që nga shpallja e pavarësisë janë dy marrëveshje të rëndësishme që janë nënshkru, marrëveshja për stabilizim dhe asocim, dhe është kjo marrëveshje me SHBA-në. Me këtë marrëveshje dhe me javët e para të dialogut intensiv me partnerët, ne e kemi kthy dialogun në binar që çojnë tek njohja reciproke dhe kjo marrëveshje ka pas për qëllim të hyhet në projekte të mëdha infrastukturore”, tha Hoti, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tri javë më vonë, në Kosovë mbërriti “delagaconi më i madh amerikan që ka ardhë ndonjëherë”.
Ai tha se planifikohej të bëhej projekti me gazin, për të cilin tha se është “gjynah që u la anash”.
“Projekti i gazit, është gjynah që u la anash ai projekt, dhe qeveria ekzistuese me të ardhë e spostoi atë projekt”, u shpreh Hoti në Pressing.
I pyetur se çka përfitonte Kosova nga kjo marrëveshje, ai tha:
“Është përfshi termocentrali me gaz, projektet ionfrastuktuore, segmenti i autostradës Nish-Merdar, segmenti i autostradës që e lidh autostradën për Durrës dhe për Shkup. Projekti për hekurudhën për Durrës që u harru si projekt”, për këtë të fundit tha se s’ka seriozitet që të arrihet nga Qeveria e Kosovës.
“Nuk janë ndërmarrë veprime konkrete”, për hekurudhën për Durrës tha ai për Qeverinë Kurti.