Familja e Kreshnik Balajt nga Gjilani ka nevojë për ndihmën tuaj.
Djali i Mirjetës e Kreshnikut, tash e disa muaj nuk është mirë me shëndet.
Sipas familjarëve, ai kohë pas kohe po ka kriza, si pasojë e së cilave po e humbë vetëdijen.
Familja thonë se djali i tyre Fatbardhi, ka nevojë për trajtim.
E trajtimi po del të jetë i kushtueshëm për familjen e cila ka status social.
Andaj për ta trajtuar e kuruar sëmundjen e Fatbardhit, duhet një shumë e parave.