EURO 2020: Danimarka befason sërish, kësaj radhe këndshëm

EURO 2020: Danimarka befason sërish, kësaj radhe këndshëm

Danimarka fiton biletën e radhës për gjysmëfinale. Ajo ka shënuar fitore 1:2 ndaj Republikës Çeke, për t’iu bashkaur Italisë dhe Spanjës si gjysmëfinaliste.

Me këtë fitore të mundimshme porse meritore, Danimarka ia siguron vetes një vend nderi në gjysmëfinale të Euro 2020, në pritje të shkaktoj befasinë e radhës, pas incidentit të fillimit të Kampionatit që kishte në ndeshjen e parë me lwndimin e Kristian Eriksen, me ç’rast u mendua se kjo përfaqësuese humbi kontinuitetin, porse u kthye papritmas, për të siguruar në takimin e fundit të grupeve, kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, pas fitores spektakolare ndaj Rusi 4:1.

Tashmë ka mbetur vetëm takimi i orës 21:00, Ukrainë – Angli, nga i cili takim fituesi do të jetë kundërshtar i ardhshëm i Danimarkës në gjysmëfinale.

Pavarsisht që Danimarka në këtë kompeticion konsiderohet njëra nga kombëtaret me më së paku gjasë të fitoj titullin, ky fakt duhet pritur të ndodhë pasi gjysmëfinalet luhen me shumë taktizime.

Kujtojmë që Danimarka bënë pjesë në mesin e ekipeve përfaqësuese që ka fituar një herë titullin e kampionit europian. Aderuesit e futbollit mbajnë mend vitin 1992, saktësisht më 26 qershor, kur kishte fituar titullin, ndonëse në Europian kishte hyrë në vend të ish-Jugosllavisë, e cila atëbotë ishte suspenduar nga UEFA  për shkak të luftrave që kishte shkaktuar në slloveni, Kroaci e Bosnjw asokohe, dhe ajo federatë e mbetur, ishte sanksionuar nga organizata kredibile e futbollit europian, UEFA.

Se a do të ndodhë të përsëritet historia, dhe Danimarka nga një austajdere që siguron në momentet e fundit kalimin e grupeve, të kurorëzohet me titull kampioni, kjo mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim, në ndeshjet gjysmëfinale, dhe eventualisht atë finale, e cila zhvillohet në Wenbley.

Related Articles