Sot do të luhen edhe dy ndeshjet e grupit D në Euro 2024.
Ndeshjet priten të fillojnë nga ora 18:00.
Franca do të përballet me Poloninë, ndërsa Holanda do të luaj kundër Austrisë.
Franca dhe Holanda kanë nga katër pikë duke pasur gjasa më të mëdha për fazën e dytë të garës.
Ndërkaq në lojë mbetet edhe Austria që i ka tri pikë të grumbulluara nga dy ndeshjet, derisa nga kampionati është përshëndetur Polonia e cila nuk e ka asnjë pikë deri më tani.
Mbetet të shihet se cilat nga skuadrat e grupit D do të vazhdojnë tutje. /Gazeta Enigma
Euro 2024: Sot luhen dy ndeshje të grupit D
