Manchester United është duke zhvilluar një ndeshje me Brentford, në kuadër të përgatitjeve përmbyllëse para fillimit të edicionit të ardhshëm.
Rezultati aktual, kur po zhvillohet finishi i takimit, është 2:1 në favor të ‘Djajve të Kuq’.
E veçanta e këtij takimi është se është shënuar goli i avantazhit nga skuadra e Ole Gunar Solskjaer, përmes Andres Pereira, nga një distancë mbi 25 metra me vole, duke ‘bombarduar’ portën e mysafirëve. Kësisoji United ka rikthyer epërsinë e avantazhit për herë të dytë.
Mirëpo, në fund rezultati u barazua, pikërisht në minutën 79, dhe takimi u mbyllë 2:2