Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambazki, ka thënë se Serbia është duke bërë provokime të sponsorizuara ndaj Kosovës dhe Bosnje Hervegovinës.
Ai ka thënë se Serbia po vepron sikurse të jetë aleati më i madh i Kremlinit në Evropë.
“Serbia po vepron sikurse të jetë aleati më i madh i Kremlinit në Evropë”, ka shkruar ai.
Dzhambazki po ashtu ka shtuar se Serbia me gjendjen aktuale nuk ka vend në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Enigma.
“Serbia në gjendjen e saj aktuale nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, ka thënë Dzhambazki në Twitter.
#Serbia???????? is state sponsoring provocations in #Bosnia???????? and in #Kosovo????????. Serbia is acting as the Kremlin's greatest ally in #Europe. Serbia, in its current state has no place in the #EuropeanUnion????????. #EPlenary pic.twitter.com/8mLWJapDXj— Джамбазки (@djambazki) July 6, 2022