Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka propozuar një rezolutë në Parlamentin Evropian ku i bën thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell të kërkojë implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Ajo shpreh shqetësimin mbi kërkesën për heqjen e manastireve serbe nga lista e vendve të trashëgimisë botërore në rrezik të UNESCO-s.
Deputetja nga Franca ka thënë po ashtu se është skandaloz vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
“Fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita ditës. Rezoluta ime e propozuar mbi manastiret serbe të klasifikuara “në rrezik” nga UNESCO. Refuzimi për të hapur qendrat e votimit për referendumin e janarit gjithashtu është skandaloz”, ka shkruar Bilde.
Le sort des Serbes du #Kosovo empire de jour en jour !
Ma proposition de résolution sur les monastères serbes classés "en péril" par l'#UNESCO.⛪️
Le refus d'ouvrir des bureaux de vote pour le référendum de janvier est aussi scandaleux !#Balkans #Serbia https://t.co/1jsN2mZKOk pic.twitter.com/T64a8TWj3I— Dominique Bilde (@DominiqueBilde) February 17, 2022