Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, të hënën ka njoftuar se katër shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli.
Hasani ka bërë të ditur se dy prej tyre janë larguar përmes Jordanisë dhe dy të tjerë përmes Egjiptit.
“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, ka shkruar Hasani. / Gazeta Enigma.