Akil Gjakova arriti në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos së Hapur që po mbahet në Prishtinë, pasi mposhti austriakun Lukas Reiter.
Fitoren Gjakova e arriti në “minutat e artë”, pasi në kohën e rregullt asnjëri nga garuesit nuk arriti të fitonte.
Ndërkohë, në hapje të kampionatit u zhvilluan luftërat në kategorinë 73 kg.
Akili e kaloi pengesën e parë, duke fituar edhe këtë garë me dënime në kohën shtesë ndaj kroatit Robert Klacar.
Po ashtu, edhe Nora Gjakova e kaloi pengesën e parë pasi e mposhti finlandezen Pihla Matikainen.
Nora në çerekfinale do të përballet me sllovenen Kaja Kajzer.
Edhe Dardan Cena e nisi me fitore Evropianin e Hapur.