Mbyllet terësisht rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit

Mbyllet terësisht rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit

Rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, është mbyllur tërësisht, për shkak të reshjeve të dendura të borës në atë zonë.

Kjo do të mbetët kështu deri në pastrimin e rrugëve nga kompanitë kompetente për këtë, ndërsa kushte për skijim nuk ka.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cila tha se Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit në Brezovicë po orienton komunikacionin.

Mbyllja e qarkullimit ka filluar nga ora 10:15.

Related Articles