Facebook, Instagram dhe Whatsapp bien nga sistemi

Facebook, Instagram dhe Whatsapp bien nga sistemi

Rrjetet sociale dhe të komunikimit Facebook, Instagram dhe WhatsApp, kanë rënë nga sistemi pasditen e sotme.

Të tri aplikacionet, të cilat zotërohen nga ‘Facebook’, nuk kanë lejuar përdoruesit të kenë qasje pas orës 17:00 të ditës së sotme, shkruan Independent.

Përdoruesit e sajtit të Facebook kanë hasur në ‘error’ apo në mesazhe që kanë njoftuar se nuk kanë qasje në sajt.

Në anën tjetër, WhatsApp dhe Instagram kanë vazhduar të punojnë por nuk kanë shfaqur përmbajtje të re, duke përfshirë këtu edhe pengesën për të dërguar apo pranuar mesazhe.

Kompania e Facebook rrallë herë që përballet me problem të tilla, duke marrë parasysh se është një ndër kompanitë më të mëdha në botë, por edhe kur ndodhin probleme, rrallë herë sqaron opinionin për probleme

t që kanë pasur.

Related Articles