Falsifikimi i parave, brenda 24 orëve u raportuan shtatë raste në polici

Falsifikimi i parave, brenda 24 orëve u raportuan shtatë raste në polici

Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të falsifikimit të parave ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë raste janë raportuar për falsifikim të parave në Prishtinë, në kartëmonedha dhe monedha në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Prishtinë 03 – 05.04.2022-  Gjashtë raste të ndara janë raportuar për falsifikim parash, nëkartëmonedha dhe monedha  në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti policor kanë  sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.

Po ashtu edhe një rast është raportuar në Ferizaj, pasi një mashkull Kosovar ka pranuar një monedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e dyshuar.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj, 05.04.2022-16:50.Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka pranuar në monedhë prej 100 euro e cila dyshohet te jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika për procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles