VIDEO – Lumi i fshatit në Malishevë të Gjilanit mbushet me gjak nga mbetjet e kafshëve

VIDEO – Lumi i fshatit në Malishevë të Gjilanit mbushet me gjak nga mbetjet e kafshëve

Në fshatin Malishevë të Gjilanit mëngjesin e sotëm qytetarët kanë njoftuar se disa mbetje të kafshëve janë hedhur në lumë nga një thertore, shkruan Gazeta Enigma.

Si pasoj e gjithë kësaj lumi kishte pamje tmerruese ku ishte i tëri i mbuluar nga gjaku i kafshëve të therura.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe shefja e kabinetit të Gjilanit, Arbenita Sopi.

Ndërsa Drejtoresha e Inspekcionit në komunën e Gjilanit, Entela Hyseni, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se inspekcioni është në intervenim lidhur me rastin në fjalë.

Tutje Hyseni ka theksuar se dje kanë intervenuar edhe në një rast të ngjashëm në fshatin Livoç.

“Inspekcioni sot do të shkojë në vendin e ngjarjes dhe do të intervenojë sipas ligjit. Dje kemi pasur një intervenim të ngjashëm edhe në fshatin Livoç. Ne i kemi videot dhe fotografitë për rastin të cilat na i kanë dërguar dje pas orarit por që nuk kemi pasur ekip kujdestar dhe nuk kemi mundur të intervenojmë dje”./Gazeta Enigma/

Related Articles